04/02/2025 - SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE NGRITJE NË DETYRË "Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar"

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
NGRITJE NË DETYRË
NË KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE

 

Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar - Lloji i diplomës "Ekonomi", “Drejtësi” etj. Niveli minimal i diplomës "Master i Shkencave"

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

  1. Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar - Kategoria: III-1

     

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

 

14/2/2025

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

 

19/2/2025

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

NGRITJE NË DETYRË

 


   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

 

 

- Monitoron dhe ndjek realizimin e detyrave në bazë të Rregullores së Shkollës lidhur me Formimin Fillestar;

- Kujdeset për njohjen e akteve dhe rregullave të funksionimit të SFF;

- Përgjigjet për përgatitjen, programimin, planifikimin, sigurimin dhe zbatimin e programeve dhe metodologjive të përcaktuara nga institucioni;

- Kujdeset për funksionimin dhe pajisjen e kandidatëve me logjistikën e duhur për realizimin e detyrave si dhe përmbush detyra të tjera të nevojshme për veprimtarinë e strukturave të institucionit;

- Ndjek dhe merr masat për kërkimin, përpunimin, ruajtjen, përdorimin dhe shkëmbimin e informacionit brenda dhe jashtë institucionit për çështje të organizimit të aktiviteteve të Formimit Fillestar;

- Harton, planifikon programin vjetor të veprimtarisë për Formimin Fillestar, në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë dhe përgjegjësin e departamentit të FF;

- Harton projektbuxhetin për parashikimin e fondeve financiare në kuadër të veprimtarisë vjetore të Formimit Fillestar.

- Kryen rakordimin e orëve mësimore të pedagogëve të Formimit Fillestar me specialistin e Sektorit të Financës në përfundim të çdo viti kalendarik lidhur me orët mësimore;

- Kryen dhe dorëzon planifikimin për nevojat për mallra/shërbime/furnizime dhe i paraqet pranë Sektorit të Shërbimeve dhe Burimeve Njerëzore.

- Raporton të dhënat në zbatim të udhëzimit të përbashkët “Për caktimin e numrit të punonjësve me kontratë nga Shkolla e Magjistraturës”, për programet për kandidatët për magjistratë, avokatë shteti, ndihmës ligjorë, këshilltarë e ndihmës ligjorë në detyrë përgjegjësit të Sektorit të Financës;

- Kujdeset për dokumentimin e të gjitha proceseve të punës së sektorit, në zbatim të Rregullores për gjurmët e auditit.

 

1LËVIZJA PARALELE


Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil. 

 

1.1KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA


Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon: 
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-1);

b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi

c-Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. 


 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 

 

  1. Duhet të ketë formim universitar
  2. Jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë pune. 
  3. Preferohet të ketë përvojë në fushën akademike, specializime dhe formime të fushës, si në: ekonomi, menaxhim, drejtësi etj. 
  4. Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.). 
  5. Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

 

 

 

1.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT


Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g - Dëshmi penaliteti (pranohen edhe dëshmitë e penalitetit të shkarkuara nga portali qeveritar e-albania);  
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 14/2/2025 

 

1.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK


Në datën 17/2/2025 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Shkolla e Magjistraturës për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail). 

 

1.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA


Kandidatët do të testohen në lidhje me:

 

  1. Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi. 
  2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  3. Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
  4. Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
  5. Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
  6. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
  7. Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
  8. Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.



 

1.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE


Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar: Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

1.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT


Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2NGRITJA NË DETYRË

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, duke filluar nga data 20/02/2025. 

 


Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë. 

 

 



 

2.1KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA


Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë: 
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda njërës nga kategoritë III-2,III-3, IV-1, IV-2, IV-3, IV-4;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi; 
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë". 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  1. Duhet të ketë formim universitar
  2. Jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë pune. 
  3. Preferohet të ketë përvojë në fushën akademike, specializime dhe formime të fushës, si në: ekonomi, menaxhim, drejtësi etj. 
  4. Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.). 
  5. Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

 



 

2.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.

b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g - Dëshmi penaliteti (pranohen edhe dëshmitë e penalitetit të shkarkuara nga portali qeveritar e-albania);  

h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 19/2/2025

 

2.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK


Në datën 20/02/2025, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail)

 

2.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA


Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

 

  1. Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi. 
  2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  3. Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
  4. Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
  5. Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
  6. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
  7. Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
  8. Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.


Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. 

 

 



 

2.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE


Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë; 
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” 

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015


 

2.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT


Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.

 

    Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen e Shkollës së Magjistraturës dhe stendat e informimit të publikut, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure: 
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak; 
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës duke filluar nga data: 20/02/2025